Përleshje mes gjashtë të miturve, dy dërgohen në mbajtje

Dy të mitur janë dërguar në mbajtje, katër të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt pas një përleshjeje mes tyre.

Lajme

15/12/2018 13:24

Policia ka sqaruar se gjatë ditës së djeshme në Lipjan,  pas raportimit të një përleshje fizike në mes të gjashtë personave moshë e mitur, ka   ndaluar dhe kontrolluar të dyshuarit me ç’ rast kanë gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe dy shufra të metalit.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të prindërve, zyrtarëve të PQS, si dhe avokatëve mbrojtës.

Me vendimin e Prokurorit, dy të dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtës për 24 orë, kurse katër të dyshuar të tjerë lirohen në procedurë të rregullt.