Përleshje fizike dhe të shtëna me armë në Deçan, shkak kontesti pronësor

Një incident ka ndodhur edhe dje në Deçan, në fshatin Irzniq.

Lajme

16/01/2017 10:44

Sipas policisë, janë arrestuar dy meshkuj të cilët pas një kontesti pronësor janë përleshur fizikisht në mes veti.

Njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në ajër, kurse tjetri e ka goditur viktimën me një shkop druri duke i shkaktuar lëndime në dorë dhe kokë.

Njësitet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku edhe kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe fishek të armës së zjarrit.

Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar na mbajtje kurse i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/