Përleshje dhe fyerje mes vajzave në Gjilan, policia jep detaje

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon një moment rrahje mes disa vajzave dhe policëve.

Lajme

31/07/2018 12:03

Lajmi.net mëson se ngjarja ka ndodhur në ‘Hib Petrol’ në Gjilan.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i ka thënë lajmi.net se rrahja ka ndodhur mes dy vajzave.

“Rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, diku rreth orës 3:00. Policia është njoftuar se ankuesja është sulmuar nga një femër tjetër. Pas rastit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka intervistuar edhe viktimën edhe ankuesen” , ka thënë Hashani.

Ai ka shtuar se rasti me procedurë të rregull i është dërguar gjykatës./Lajmi.net/