Përleshje brutale në supermarket (Video)

Pazari i mbrëmjes në një supermarket, në lindje të Londrës, është kthyer në rrahje dhe hedhje të gjësendeve.

Fun

26/07/2015 20:11

Në videon e postuar më poshtë, shihen tre meshkuj dhe një femër të cilët janë përfshirë në rrahje.

Ata nuk kursejnë grushtet dhe shqelmat, bashkë me gjësendet që janë në rafte, të bëra gati për shitje, transmeton Telegrafi.

Aty ka qenë vetëm një anëtar i sigurimit, i cili nuk ka arritur të ndaloi përleshjen.

Mësohet se në vendin e ngjarjes ka shkuar Policia, që e ka ndaluar zënkën dhe i ka marrë disa persona në ndalim.

YouTube player