Përleshja pas derbit në zhveshtore, ja me çka është goditur Mourinho

Derbi i zjarrtë i Manchesterit mes Unitedit dhe Cityt, i cili përfundoi me triumfin 1-2 të “qytetarëve” degjeneroi në një sherr masiv mes lojtarëve dhe stafeve të dy skuadrave.

Sport

11/12/2017 10:58

Mediat britanike raportojnë se në këtë incident janë përfshirë 20 persona, ku të dëmtuar kanë mbetur trajneri i Unitedit, Jose Mourinho dhe zv. trajneri i Cityt, Michel Arteta.

Gjithçka nisi në momentin kur trajneri i “Djajve të Kuq” shkoi në dhomat e zhveshjes së skuadrës mike, për t’u kërkuar lojtarëve të ulin zërin pas festimeve dhe aty ka nisur një debat me portierin Ederson.

Ata janë kapur me fjalë mes tyre dhe mendohet se aty ka fluturuar një shishe plastike, që ka goditur në kokë trajnerin e United.

Në këto momente mendohet se është dëmtuar edhe Arteta.

Mediat britanike raportojnë se drejt Mourinhos është hedhur ujë e qumësht gjatë kohës që ka qenë duke debatuar.