Përleshja Arteta – Messi, Guardiola i sqaron të gjitha

Pep Guardiola ka mohuar që Mikel Arteta të jetë përfshirë në një përleshje me Lionel Messin, pas ndeshjes mes Manchester Cityt dhe Barcelonës.

Sport

04/11/2016 18:17

Spanjolli ka kritikuar gazetarët për këto shkrime të bëra së fundi, ku thotë se fillimisht thuhej se në këtë incident ishte përfshirë Fernandinho, dhe tash del të jetë Arteta.

“Arteta admiron futbollistët e Barcelonës, klubin dhe Messin. Nëse e njihni atë siç e njoh unë, ai është një nga njerëzit më të mirë që kam takuar ndonjëherë në jetën time”, u tha Guardiola gazetarëve, përcjell lajmi.net.

“Është e pamundur që ai të jetë përfshirë në një konflikt, është e pamundur”, shtoi spanjolli.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.