Përlahen Tuna dhe Alketa

Megjithëse në ekran duket sikur nuk ka ndodhur asgjë, Tuna Sejdiu dhe Alketa Vejsiu nuk flasin me njëra-tjetrën. Burime të sigurta brenda produksionit thonë se, shkak për këtë zënkë mes dy bukurosheve bionde, është bërë një vonesë e tepruar e Tunës në provat gjenerale, e pasuar më tej me teka të tjera për grimin, duke…

ShowBiz

29/12/2013 14:30

Megjithëse në ekran duket sikur nuk ka ndodhur asgjë, Tuna Sejdiu dhe Alketa Vejsiu nuk flasin me njëra-tjetrën. Burime të sigurta brenda produksionit thonë se, shkak për këtë zënkë mes dy bukurosheve bionde, është bërë një vonesë e tepruar e Tunës në provat gjenerale, e pasuar më tej me teka të tjera për grimin, duke kërcënuar Vejsiun me bojkotimin e shfaqjes, shkruajnë mediat shqiptare.

Producentja artistike, njëherësh prezantuese e talent show’t “X Factor Albania” në “Tv Klan”, Alketa Vejsiu, ka kërkuar qetësisht nga Tuna të futet në provën gjenerale, duke qenë se për shkak të saj ajo (prova) ishte shtyrë për orë të tëra, por artistja ekstravagante ka kundërshtuar e më pas e ka ofenduar Alketën, duke e quajtur veç të tjerash prezantuese të dështuar.

Vejsiu më pas i është drejtuar Tunës me fjalët ‘e paedukatë’, ‘e droguar’, ‘psikopate’, e të tjera ofendime të ngjashme me këto. E gjendur në këtë situatë, Tuna është larguar nga studiot e grimit në “Tv Klan” dhe ka nxituar për në parking.

Pikërisht në këtë moment ka hyrë në lojë Vera Grabocka dhe pjekuria e saj, e cila me fjalët ‘zemwr e Verës’, ka arritur ta kthejë Tunën në skenë, duke sjellë kështu si rezultat realizimin me sukses të spektaklit.

Ja pra që, edhe këtë herë përvoja e Verës fitoi, ndonëse jo plotësisht, pasi debatet mes Alketës dhe Tunës kanë vazhduar edhe pas spektaklit, shkruan ‘bluetooth’.

Ngjarja në fjalë ka dy javë që ka ndodhur dhe aktualisht Tuna dhe Alketa nuk flasin me njëra-tjetrën. Kujtojmë që Tuna nuk flet as me Sonin, për shkak të një konflikti të ndodhur javë më parë.