Përkundur humbjes, Mourinho i kënaqur me lojën e Manchesterit – Lajmi.net
Përkundur humbjes, Mourinho i kënaqur me lojën e Manchesterit
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliLiga e KampionëveSport 8:00, 9 August 2017
.

Jose Mourinho në konferencë për shtyp pas humbjes nga Real Madridi, është deklaruar i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij, ku cek edhe disa raste të mira shënimi të shpërdoruara.

Real Madrid e fitoi Superkupën e Evropës duke e mposhtur Manchester Unitedin 2:1.

“Jam shumë i kënaqur me disa gjëra në këtë paraqitje. Në Premierligë, ne nuk kemi Real Madrid. Megjithatë kemi top skuadra që janë të ndryshme me kualitet të ndryshëm. Mesfushorët e Real Madridit janë të pazëvendësueshëm, nuk zëvendësohet Modrici, Kroosi, Isco dhe Casemiro”, deklaroi Mourinho.

“Në pjesën e dytë gjetëm mënyrën për t’iu bërë më të vështirë lojën atyre, dhe bëmë futbollin që atyre nuk iu pëlqeu”.

“Jam i kënaqur me reagimin e skuadrës pas 2:0, ne kishim një mundësi të mirë dhe tek rezultati 2:1 patëm Rashfordin ballë për ballë me portier, luftuam deri në sekondën e fundit dhe ta bësh këtë është diçka e madhe”, përfundoi portugezi./Lajmi.net/

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play World Soccer Champion
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Bow Master Japan