Përkundër problemeve me energji, flamuri i Kosovës pritet të vendoset sonte

Problemet me energji kanë bërë që flamuri i Kosovës të mos ngritet ende.

Lajme

13/02/2018 20:25

I plotësuar (20:30) – Kjo për shkak të problemeve me energji, raporton lajmi.net

Punëtorët e MAP-it dhe sekretari, Arton Berisha po punojnë që flamuri të ngritet sonte.

Ndryshe, Berisha ka bërë të ditur se flamuri kombëtar do të largohet kurse ai i Kosovës do të vendoset. /Lajmi.net/

Nuk iu punojnë pajisjet, punëtorët presin një gjenerator për ta vendosur flamurin e Kosovës

Vendosja e flamurit që filloi më herët, ende nuk është përmbyllur.

Kjo pasi punëtorëve që janë duke u marrë me këtë punë, nuk po iu funksionon pajisja, raporton lajmi.net

Si pasojë ata aktualisht pop resin një gjenerator në mënyrë që të vendosin flamurin e Kosovës “Te Rrethi” në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe inspektorët e komunës së Prishtinës.

Ata po vëzhgojnë nga afër situatën.

Për vendosjen e këtij flamuri dha urdhër kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj. /Lajmi.net/