Përkundër fitores, Sarri i pakënaqur me skuadrën e tij

Chelsea ka shënuar fitore minimale në udhëtim ndaj BATE, në kuadër të Ligës së Evropës, përkatësisht fazës së grupeve, xhiroja e katërt.

Sport

08/11/2018 23:27

Me këtë fitore, londinezët kanë siguruar kalimin në fazën tjetër, mirëpo Maurizio Sarri nuk është dukur i lumtur pas ndeshjes.

“Nuk luajtëm shumë mirë. Nuk më pëlqeu pjesa e parë sepse e lëviznim topin ngadalë” ka thënë Sarri për reporterët, transmeton lajmi.net.

“Ishte shumë e vështirë të tregoheshim të rrezikshëm,  por ishim më të mirë në 25 minutat e para të pjesës së dytë. 15 minutat e fundit nuk ishin të mira” ka vazhduar ai.

“Gjëja më e mirë ishte rezultati. Nuk ishte e lehtë të luaje lojë të mirë këtu, në këto kushte” ka përfunduar italiani.

Golin e vetëm për Chelsea e realizoi sulmuesi Olivier Giroud. /Lajmi.net/