Përkujtohet 18 vjetori i masakrës së Izbicës

Sot në fshatin Izbicë të Komunës së Skendertajt mbahet manifestimini përkujtimor me rastin e 18-vjetorit të masakrës së Izbicës.

Lajme

28/03/2017 07:52

Në kuadër të Manifestimit përkujtimor kushtuar 18 vjetorit të Masakrës së Izbicës, do të bëhet edhe zbulimi i pllakadës përkujtimore të dy viktimave të kësaj masakre, të miturave Ardita dhe Edona Behrami, të vrarë në fshatin Kopiliq i ulët – Skenderaj, duke u shperngulur për në Shqipëri me shumë civilë tjerë të fshatrave përreth.

Zbulimi i kësaj pllakade do të bëhet sot tek rruga kryesore në fshatin Kopiliq i  ulët, rruga që lidh Skenderajin me Klinën, kurse manifestimi kushtuar masakrës së Izbicës fillon në fshatin Izbicë.