Përkrahje për Schumacherin

Arsenali qëndroi në krye të Premierligës pas fitores 2:0 në shtëpi ndaj Cardiffit, dhe treguan klasin edhe jashtë fushës duke shprehur një mesazh përkrahës për Michael Schumacherin. Legjenda e Formulës 1, Schumacher është duke luftuar për jetë pas lëndimeve të rënda në kokë gjatë një aksidenti derisa ishte duke skijuar në shtegun Meribel në Francë.…

Sport

01/01/2014 18:46

Arsenali qëndroi në krye të Premierligës pas fitores 2:0 në shtëpi ndaj Cardiffit, dhe treguan klasin edhe jashtë fushës duke shprehur një mesazh përkrahës për Michael Schumacherin.

Legjenda e Formulës 1, Schumacher është duke luftuar për jetë pas lëndimeve të rënda në kokë gjatë një aksidenti derisa ishte duke skijuar në shtegun Meribel në Francë.

Dhe, pas fitores ndaj Cardiffit, bashkëkombësi i Schumacherit, sulmuesi Lukas Podolski publikoi një fotografi ku i shoqëruar nga disa prej bashkëlojtarëve të tij të Arsenalit e mbante një fanellë ku shkruante: “Shërohu shpejt Schumi”.

Veprim i mirë, përkrahje e nevojshme në momentet e vështira.