Përkrahësit e LDK-së shkelin rregullat, me flamuj partiak edhe në qendra votimi

Përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, po shkelin rregullat e ditës së zgjedhjeve, duke defiluar me flamuj partiak, nëpër rrugë dhe në afërsi të qendrave të votimit. 

Lajme

08/06/2014 14:58

Fotografi të realizuara nëpër vende të ndryshme në Prishtinë, e dëshmojnë këtë. Në disa të tilla që i ka siguruar lajmi.net, ata shihen edhe pranë një shkolle, e cila është qendër votimi. 

Duhet cekur, se sot paradite, policia kishte shoqëruar për intervistim dy persona në Komoran të Drenasit, të cilët kishin shkuar të votonin, derisa veshur kishin bluza me logo të PDK-së. 

Përdorimi i simboleve partiake, në afërsi apo brenda qendrave të votimit është i ndaluar dhe sanksionohet.