Përkrahësit e Haradinajt nisin festën – “Çlirimtar mirë se vjen” (Foto)

Simpatizant dhe përkrahës të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kanë filluar t’i urojë mirëseardhje në vend.

Lajme

26/04/2017 20:58

Ata gjithandej në rrjetet sociale po shpërndajnë fotografinë e Haradinajt me mbishkrimin “Çlirimtar mirë se vjen!”, shkruan lajmi.net.

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti, tha sot gjatë ditës për lajmi.net se është e mundur që Haradinaj të ekstradohet në Serbi pasi është shtetas i Kosovës, dhe se sipas tij, këtë nuk e lejon Konventa për Ekstradim.

Nesër më 27 prill, në ora 9:00 do të mbahet seanca në Colmar të Francës, në të cilën pritet të merret vendim për rastin e Haradinajt.

Kujtojmë, se Haradinaj po mbahet në Francë që nga 4 janari, për shkak të një flet-arresti të lëshuar nga Serbia me pretendimin se ka dëshmi të reja se kryer krime ndaj serbëve në luftën e fundit në Kosovë, me të cilat sipas tyre nuk është marrë gjykata e Hagës. /Lajmi.net/