Përkrahësit e Erdoganit e kërcënojnë, shajnë dhe fyejnë Arbana Xharrën

Këshilltarja e kryeparlamentarit dhe gazetarja shumëvjeçare, Arbana Xharra, ka shpërndarë një mesazh që i ka ardhur privatisht në Facebook, ku shihet që një person e ka kërcënuar dhe fyer me shprehjet më të ulëta.

Lajme

13/04/2018 19:51

“Një rast që tregon pasojat e ndikimit të ideologjisë erdoganiane tek një numër i shqiptarëve të Maqedonisë!”, ka shkruar Xharra teksa ka publikuar mesazhin plot kërcënime.

Në bazë të përmbajtjes dhe asaj që thotë Xharra, është e qartë që personi në fjalë është përkrahës i regjimit të presidentit të Turqisë, Recep Tayip Erdogan, të cilin Xharra e ka kritikuar gjithnjë në punën e saj si gazetare. Kjo nuk është hera e parë që Xharra ka marrë kërcënime të tilla.

Çështja e ndikimit të Erdoganit në hapësirat e Ballkanit është riaktualizuar pasi Kosova dëboi me shpejtësi dhe pa paralajmërim gjashtë turq të cilët i kërkonte qeveria në Ankara.