Përkrahësit e armatosur të ISIS-it në Ferizaj, kërcënojnë policinë – Lajmi.net
Përkrahësit e armatosur të ISIS-it në Ferizaj, kërcënojnë policinë
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 15:46, 21 April 2017
Ndalja e një veture (Golf) në rajonin e Ferizajt është bërë “mollë sherri” ndërmjet disa pjesëtarëve të Policisë së Kosovës -Njësitit për Intervenime të Shpejta dhe katër personave, të dyshuar si përkrahës të organizatës terroriste, ISIS.

Personat e ndaluar, të cilët kishin mjekra të gjata dhe pantallona të shkurtra, kohë më parë kishin probleme me ligjin. Dy prej tyre para disa muajsh ishin arrestuar nën dyshimin për përfshirje në vepra terroriste, njëri kishte ardhur nga Gjermania në Kosovë kurse tjetri ishte nga qyteti i Vushtrrisë.

Fillimisht, automjeti është ndaluar në orët e vona në fshatin Talinovc të Muhaxherëve-Ferizaj. Gjatë kontrollit nga zyrtarët policorë janë gjetur dhe konfiskuar; armë, maska, thika etj…, shkruan Indeksonline

“Me datë 25.03.2017 rreth orës 23:30 min. gjatë një pike kontrolli policia ka ndalur dhe ka kontrolluar një veturë civile Golf me targa të Kosovës, në të cilën kanë qenë katër persona: B.I.( 29 vjeç), M.L.( 25 vjeç), A.L.( 35 vjeç) si dhe SH.A.( 36 vjeç)”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Media të PK-së.

Më tej, organet e sigurisë konfirmojnë se të dyshuarit kishin me vete disa mjetet të ndaluara; 1 pistoletë “EM 57”  kalibër 7,62 mm me karikator dhe 7 fishekë, 1 pistoletë pa mbishkrim me dy karikatorë dhe 15 fishekë 7,65 mm, 9 fishek 7,65 mm, 12 fishek 7,62 mm, 1 thikë si dhe tri maska.

Ndërkaq, “Indeksonline” njoftohet se përplasja e tyre me policinë vazhdoi edhe në Stacionin e Policisë në Ferizaj. Madje, ata shkuan edhe më larg. Kërcënuan haptas pjesëtarët e PK-së për shkak se ndaluan veturën e tyre: “Do ta shihni ju kush jemi ne”, u shpreh njëri prej tyre.

Bastisje në shtëpitë e të dyshuarve

Pas intervistimit në stacionin e qendrës së Ferizaj, PK-ja zhvilloi kontroll në dy lokacione ku mendohet se ka ekzistuar dyshimi se mund të ketë armë të tjera.

Pas aksionit, në shtëpinë e të dyshuarit  A.L. janë gjetur dhe konfiskuar 1 armë “AK 47” me tre karikatorë dhe 7 fishek, një pistoletë “Bereta” me një karikator dhe 8 fishekë kal.6,35 mm si dhe një shufër gome”.

Mirëpo, ndodhie ‘çudia’ juridike. Prokurori i këtij rasti ua dha një masë të “butë” atyre. Të njëjtit u liruan ndonëse kishin armë dhe kërcënuan haptas zyrtarët e policisë.

“Pas kompletimit të lëndës, gjithnjë ne konsultim me Prokurorin e Shtetit, me urdhër të tij i dyshuari A.L. është ndaluar për 48 orë, ndërsa  personat M.L. dhe SH.A. janë liruar në procedurë të rregullt. I dyshuari B.I. ishte shmangur nga zyrtarët policor, mirëpo i njëjti është arrestuar nga PK-ja dhe pas kompletimit të lëndës me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë”, thuhet në përgjigjen e PK-së për “Indeksonline”.

Dy të dyshuarit ishin arrestuar më herët. Ndryshe, dy prej të arrestuarve vitin e kaluar, respektivisht me 5 nëntor pas një operacion policor ishin arrestuar nën dyshimin për vepra terroriste.

Drejtoria Kundër Terrorizmit në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, e mbështetur edhe nga njësitë tjera të specializuara të Policisë, ka ndërmarrë një operacion në rajone të ndryshme të Kosovës (Mitrovicë, Ferizaj, Prishtinë) për zbatimin e urdhër kontrolleve të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë”, thuhej në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Gjatë operacionit në cilësinë e provave materiale u ishin sekuestruar pajisje dhe gjësende tjera relevante me rastin.

Fjalët kyçe: ISIS, Policia e Kosoves

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Rock Wheels
  • Play Bow Master Japan
  • Play Berry Rush
  • Play Urban Basketball