Përkrahësi i Shpendit ka kërcënuar me jetë edhe Sokol Havollin, këshilltarin e kryeministrit

Përkrahësi i Shpend Ahmetit, i quajtur Fitim Boshnjaku, i cili ka kërcënuar sot me jetë drejtorin e Gazetës Express, Berat Buzhala, e ka bërë të njëjtën gjë pak ditë më parë edhe ndaj këshilltarit të Kryeministrit, Sokol Havolli.

Lajme

21/04/2017 17:55

Pas një qëndrimi kritik që ka publikuar ndaj Shpend Ahmetit, me 27 mars, Havolli ka marrë mesazhe kërcënuese nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndër ta ka qenë edhe personi me emrin Fitim Boshnjaku, i cili ka kërcënuar me vrasje Havollin, duke thënë ndër të tjera se sapo ka dalë prej burgu dhe nuk priton të hyj sërish atje për Shpend Ahmetin.

Aktivistët e Vetëvendosjes dhe përkrahësit e Shpend Ahmetit, më herët kanë hedhur shishe molotovi mbi policët e Kosovës, të organizuar nga Ylli Hoxha dhe Dardan Sejdiu e kanë demoluar edhe stacionin policor në qendër të Prishtinës, kanë hedhur molotov mbi shtëpitë private e makinat familjare të kundërshtarëve politikë, ndërkaq më herët patën sulmuar edhe ish-Ambasadoren Amerikane, Jacobson, e cila pati përsuar edhe lëndime të dukshme.

Kurse, sekretari organizativ i VV-së, Dardan Molliqaj, me një turmë ka nxjerrë nga makina një zyrtar të shtetit duke ia shkatërruar më pas makinën zyrtare.