Përkeqësohet shëndeti i Ariel Sharon

Ariel Sharon, 85 vjeçar, është në koma që nga viti 2006 kur një sulm shkatërrues e ndali atë në kulmin e fuqisë politike. Që nga atëherë, ai ka qenë në gjendje vegjetative, I lidhur me respirator.

Bota

01/01/2014 20:41

Gjendja shëndetësore e ish Kryeministrit komatoz izraelit, Ariel Sharon është përkeqësuar ndjeshëm të mërkurën, ka bërë të ditur spitali ku është duke u trajtuar ai.

Sharon, 85 vjeçar, është në koma që nga viti 2006 kur një sulm shkatërrues e ndali atë në kulmin e fuqisë politike. Që nga atëherë, ai ka qenë në gjendje vegjetative, I lidhur me respirator. Familja e tij tha se ai nganjëherë hap sytë dhe lëviz gishtat.

Amir Marom, Zëdhënsi i Spitalit Tel Hashomer, ku Sharon është duke u trajtar gjatë shumicës së tetë viteve të kaluara, tha të mërkurën se gjendja shëndetësore e ish Kryeministrit “është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit”. Ai nuk ka dashur të japë detaje, njëjtë sikur edhe djali i Ariel Sharon, Omri, ka që refuzuar të flaës për këtë çështje.

Vendi në spitalin Tel Hashomer ku mbahet Ariel Sharon, është nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të rojeve të sigurisë

 

Mediat izraelite kanë thënë se Sharon po vuante nga problemet në veshkë dhe se familjarët e tij janë në spital. Në shtator, ai i qe nënshtruar një operacioni për vendosjen e gypave të rinj të ushqimit.

Sharon ka qen ënjë nga figurat me ikonike dhe kontraverse të Izraelit. Si një nga gjeneralët më të famshëm izraelitë, ai është I njohur për taktika të guximshme dhe refuzim të urdhrave. Si politikan ai u bë i njohur si “bulldozer”, përbuzës i kritikëve dhe i aftë për të kryer punët. Si zëri kryesor radikal gjatë dekadave, ai u bë Kryeministër i Izraelit në vitin 2001.