Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Sheshelit

Mediet në serbi raportojnë se është përkeqësuar gjendja shëndetësore e liderit të partisë SRS, Vojisllav Sheshel, me ç’rast edhe është detyruar të anuloi të gjitha aktivitetet e tij të planifikuara për këtë javë.

Lajme

02/06/2015 18:59

Sipas kolegëve të partisë së tij, kjo është hera e parë që kur Sheshel është kthyer nga Haga, që nuk është paraqitur në selinë e partisë SRS në Zemun.

Siç thonë në parti, Sheshel përmes telefonit i ka lajmëruar kolegët e tij se nuk po ndihet mirë, ndërsa si shkak i mundshëm i përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore mendohet të jetë kimioterapia.