Përkeqësohen raportet, Mourinho ia merr shiritin e kapitenit Pogbas

Jose Mourinho dhe Paul Pogba assesi të jenë të lumtur së bashku.

Sport

25/09/2018 19:21

Mediat britanike raportojnë se raportet mes tyre janë përkeqësuar akoma më shumë, përcjellë “Lajmi.net”.

ESPN raporton se Mourinho i ka thënë Pogbas para shokëve të ekipit, se ai s’do të jetë më kapiten i skuadrës.

Sigurisht, ky vendim nuk i ka pëlqyer aspak francezit.

Sipas mediumit në fjalë, Pogba do të largohet në afatin kalimtar të janarit nga skuadra. /Lajmi.net/