Përjetimet e turistit britanik që me bicikletë i ra përmes Shqipërisë (Foto+Video)

Shqipëria, vendi i cili u bekua nga zoti për natyrën e bukur, për detin e malin komshinj me njëri-tjetrin.

Fun

25/06/2016 17:32

Një natyrë e paqtë për tu vizituar, por e parë jo rrallë herë me sy kritik nga të huajt, të cilët frikësohen e mendohen mirë përpara se të marrin guximin që të vijnë në Shqipëri. Por ky djalë i ka habitur të gjithë. “Ja si mbijetova në Shqipëri me një biçikletë”. Ky është titulli i shkrimit të tij rreth një kalimi në vendin tonë.

“Nuk kisha zgjidhje tjetër përveçse të kaloja mes Shqipërisë për të mbërritur në Greqi. Shokët e mi, familja dhe të tjerët nga vendet fqinjë më kanë paralajmëruar për rreziqet më të cilat do të përballesha, kështu që duhet të sigurohesha mirë dhe ta kaloja sa më shpejt të ishte e mundur këtë vend.

Por, a kanë vizituar ata më parë Shqipërinë, jo

A kanë njohur ata ndonjë shqiptar më parë, jo.

A kanë dëgjuar mediat dhe mendimet e të tjerëve, po.

Ajo çfarë kalova në Shqipëri ishte kënaqësi absolute. U ndjeva shumë i mirëpritur dhe në asnjë moment i pasigurt. Vendi mund të mos jetë i zhvilluar larg qyteteve kryesore, por unë pashë vepra shumë të mëdha infrastrukturore që po ndodhnin edhe pse ngadalë.

Nëse unë kthehem pas disa vitesh pres që ky vend të jetë krejtësisht ndryshe, veçanërisht në zonat gjysmë-rurale. Kam shëtitur dhe fotografuar shumë. Pse… sepse unë dua t’ju tregoj Shqipërinë e vërtetë, kulturën e vërtetë dhe çfarë keni humbur duke mos shkuar atje.”

Albanian-Mountains Albanian-roads interesting-spelling-1 Nice-tourers-fixing-my-wheel selfie-in-Albania Vanessa-and-Albanian-sunset