Përjetësisht në Real Madrid

Sergio Ramos synon të qëndrojë përjetësisht në Real Madrid. Mbrojtësi spanjoll ishte hero i gjigantit madrilen këtë sezon në Ligën e Kampionëve dhe do të donte ta mbyll karrierën në Santiago Bernabeu.

Sport

26/05/2014 14:34

Sergio Ramos është i lidhur ngushtë me Real Madridin. Mbrojtësi spanjoll ishte hero i Los Blancos këtë sezon, duke realizuar gola të rëndësishëm, siç ishte edhe ai i finales ndaj Atletico Madridit, i cili e la në lojë ekipin nga Santiago Bernabeu për ta fituar La Deciman në Ligën e Kampionëve.

Ai e ka një mesazh për drejtuesit e klubit, por edhe tifozët, me të cilët është i lidhur shpirtërisht.

“Ndihem i privilegjuar, është realizuar një ëndërr. Dua të mbetem këtu përgjithmonë dhe të pensionohem me këtë fanellë”, ka thënë mbrojtësi spanjoll gjatë festës në Santiago Bernabeu, të transmetuar drejtpërdrejt nga mediat spanjolle.