Përjashtoi Costan nga stërvitjet? Ja çfarë thotë tani Conte

Antonio Conte sqaron sherrin e supozuar mes tij dhe Diego Costa.

Sport

15/01/2017 13:48

Disa ditë më parë u raportua nga mediat se mes trajnerit të Chelsea dhe sulmuesit të tij kryesor ka pasur një debat me tone të ashpra.

Gjithsesi strategu italian ka thënë diçka tjetër në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Gjatë seancës stërvitore Diego ndjente dhimbje në shpinë. Kështu që atij iu desh të braktiste stërvitjen. Në lidhje më zërat se ai ka pasur një debat me mua dhe më përgatitësin atletik, mund tju them se këtu nuk ka asgjë të vërtetë.”

Në lidhje më zërat për një interesim të skuadrës kineze Tianjin Quanjian për sulmuesin e kombëtares spanjolle, Conte pohoi se nuk ka asnjë informacion, duke shtuar se nëse ekziston një gjë e tillë është i sigurt se braziliani nuk dëshiron të largohet nga Chelsea.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6