Përjashtohet një zyrtare zgjedhore, procesi i votimit vlerësohet i qetë

Procesi zgjedhor  zgjedhjeve  të përgjithshme është duke shkuar në përgjithësi mirë kanë vlerësuar  Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës. 

Lajme

08/06/2014 10:06

Në konferencën e parë të tyre në ditën e zgjedhjeve, ata kanë përmendur se i vetmi problem në orët e mëngjesit  është në rajonin e Prizrenit, ku ndaj një menaxhere  ka filluar një procedurë e rregullt e cila ka penguar procesin e votimit.

Laura Pula nga Këshilli Prokuroria i Kosovës, tha se për ditën e zgjedhjeve janë angazhuar 100 prokurorë dhe kanë një staf mbështetës prej 300 personave.

Edhe Baki Kelani, zëdhënës i Policisë, procesin zgjedhor deri më tani e ka vlerësuar si të qetë dhe tha se  janë duke e duke menaxhuar situatën e siguresës sa I përket procesit zgjedhore.