Perisic tregon sekretin me Icardin – Lajmi.net
Perisic tregon sekretin me Icardin
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSport 10:23, 2 April 2018
“Gjithmonë i them Mauritos të mos ma kthejë shpinën, pasi nuk do ta marrë vesh se çfarë mund të jem duke menduar. Edhe sezonin e kaluar përgatita një gol të tillë dhe sulmuesit duhet të jenë gjithmonë gati”, tha Perisic.

Ivan Perisic zbulon se si është mrekulluar për golin e parë të Interit ndaj Veronës.

Veprimi i shpejtë i kroatit përgatiti golin e parë të Icardit pas vetëm 38 sekondave ndaj Veronës, një asisit i rrallë nga rivënia anësore.

“Gjithmonë duhet të jesh i vëmendshëm dhe të përdorësh çdo mundësi për të ndihmuar ekipin dhe dua të falënderoj kapësin e topave që ma dha topin aq shpejt”, shprehet Perisic për Inter TV.

“Gjithmonë i them Mauritos të mos ma kthejë shpinën, pasi nuk do ta marrë vesh se çfarë mund të jem duke menduar. Edhe sezonin e kaluar përgatita një gol të tillë dhe sulmuesit duhet të jenë gjithmonë gati”, tha Perisic.

Për derbin me kuqezinjtë, kroati theksoi: “Shpresoj që fati të jetë me ne edhe ndaj Milanit. Derbi do të jetë vështirë, por jemi gati. Kemi punuar shumë në dy javët e fundit, duke ndryshuar taktikat dhe dallohet që topi lëviz më shpejt”.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO