Perisic tregon se si ishte afër largimit drejt Man Utd

Një nga lojtarët më të mirë të Inter aktualisht, Ivan Perisic ka treguar një fakt interesant për karrierën e tij tek Inter.

Sport

03/01/2019 22:19

Ai ka bërë të ditur se ishte shumë afër largimit, kur një ofertë kishte ardhur nga Manchester United.

Këto zëra ishin në qarkullim për gjatë gjithë verës, duke thënë se United po ofrojnë rreth 50 milionë euro për kroatin.

“Është e vërtetë se kishte një ofertë nga Manchester United dhe isha afër të largohesha nga Inter” ka thënë Perisic për “FourFourTwo”, transmeton lajmi.net.

“Por vendosa që të qëndroj dhe siç kam thënë, ishte Spaletti që më bindi dhe më dha rrol të madh. Në futboll, detajet e vogla në këto situata janë çelësi” ka thënë ndër të  tjerash anësori kroat.

2018 në fund doli të ishte e suksesshme për Perisic i cili me kombëtaren preku finalen e Kupës së Botës. /Lajmi.net/