Perisic tregon se kush e bindi të qëndroi te Interi

Ivan Perisic ka deklaruar se Luciano Spalletti kishte dorë në vendimin e tij për të refuzuar Manchester Unitedin.

Sport

03/12/2017 19:39

Anësori kroat verën e kaluar kërkohej nga Jose Mourinho te Manchester United.

Por, 28 vjeçari që sot shënoi tre gola në fitoren 5-0 të Interit ndaj Chievos, ka zbuluar se trajneri Spalletti ishte krucial në refuzimin që i bëri skuadrës angleze.

“Spalleti na ka thënë neve se të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm, dhe dëshmia më e mirë e kësaj janë fitoret tona”, ka deklaruar Perisic.

“Spalleti ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm në vendimin tim për të qëndruar”./Lajmi.net/