Perisic nënshkruan kontratë milionëshe me skuadrën e sezonit të ri

Pavarësisht shumë ofertave, Ivan Perisic do të mbetet te Interi.

Sport

20/08/2017 10:53

Lajmi konfirmohet nga “Sky Sport”, që shkruan se kroati është pranë rinovimit të kontratës.

Interi ka refuzuar 55 milionë euro nga Manchester United për 28-vjeçarin, përcjellë “Lajmi.net”.

Perisic është pranë rinovimit të kontratës deri më 2021, ku do të fitojë 5 milionë euro në sezon.

Kontrata e tij aktuale skadon më 2020, por frika që mund t’ia rrëmbejë dikush tjetër anësorin, ka bërë që Interi t’i ofrojë rinovim me përmirësim të kushteve financiare. /Lajmi.net/