Perisic dridh tifozët e Interit, ja çfarë poston në Instagram (FOTO)

E ardhmja e Ivan Perisic mbetet pezull me dëshirën e Manchester Unitedit për ta transferuar dhe në anën tjetër dëshirën e trajnerit të ri të Interit, Luciano Spalletti për ta mbajtur në skuadër.

Sport

09/07/2017 23:00

Por, postimi i fundit i kroatit në rrjetet sociale, ka rritur edhe më shumë spekulimet për të ardhmen e tij.

Perisic ka postuar një fotografi nga aeroporti, duke bërë të ditur se po udhëton por pa e zbuluar destinacionin.

Kjo fotografi u ka mundësuar medieve të spekulojnë për të ardhmen e tij, duke shkruar se 28 vjeçari po kompleton transferimin te Manchester United./Lajmi.net/