Perimet “antibiotikë” që shërojnë sëmundje – Lajmi.net
Perimet “antibiotikë” që shërojnë sëmundje
Autori: Lajmi.net LifestyleShëndeti 17:57, 13 July 2017
Domate, spec, qepë, hudhër dhe majdanoz, këto perime mund të quhen edhe si antibiotikë bimorë, pasi janë tepër të rëndësishme për jetën e njeriut me vitaminat A e C dhe nevojat e organizmit për vitamina plotësohen duke konsumuar jo sasi, por shumëllojshmëri perimesh

Mund të konsiderohen si pesë super perimet që shërbejnë si “antibiotikë” në trajtimin e shumë sëmundjeve, shkruan Gazeta Mapo.

Domatja, speci, qepa, hudhra dhe majdanozi janë këto pesë super perime të cilat edhe pse me siguri janë pjesë e menysë ushqimore, duhet të shtoni konsumimin e tyre, pasi vlerat ushqyese që ato përmbajnë janë të jashtëzakonshme.

Perimet

Domatja

Speci

Qepa

Hudhra

Majdanozi

1-Domatja shquhet për vetitë e saj mbi lëkurën, zemrën dhe reumatizëm. Për vlerat e saj ushqyese gjen përdorim të gjerë. Është e pasur me vitamina C dhe A. Gjithashtu me kripëra minerale, acide organike etj. Ndër kripërat, vend të rëndësishëm zënë potasi, fosfori, kaliumi, hekuri, magnezi raporti i të cilave krijon një ekuilibër të përsosur të ushqimit

2- Speci është i pasur me potas. Lëngu i tij përmban kripëra të hekurit, që pasurojnë hemoglobinën e gjakut. Speci përmban vitaminë C më shumë se gjitha perimet e tjera, madje më shumë se limoni e portokalli. Për të siguruar nevojat ditore për vitaminë C duhet konsumuar 50 gr speca të freskët

3- Qepa është ilaç për plagët e vogla dhe nervat. Ka vlera të larta ushqyese e kurative. Është e pasur me kripëra minerale. Gjethet e njoma janë të pasura me proteina. Përmban edhe sheqer, vitamina A dhe C. Era karakteristike e qepës i detyrohet vajit eterik që ka përmbajtje squfuri. Qepa ndihmon shumë tretjen, pasi ndikon të lirohet acidi klorhidrik në stomak

4-Hudhra e thatë përmban rreth 58% insulinë. Një kg hudhër jep 1300 kalori. Ajo është e pasur në kripëra të kalciumit, jodit e squfurit. Veprimi i fortë baktericid i detyrohet fitoncideve, të cilat vrasin bakteret e tuberkulozit, tifos, paratifos, dizenterisë, kolerës, gripit, sinusitit 

5-Majdanozi është nga ilaçet e mira për uljen e tensionit të gjakut, hap oreksin, është diuretik dhe antiseptik shumë i mirë i gjakut. Vepron në sëmundjet e mushkërive. Është e këshillueshme që fëmijët e vegjël të konsumojnë sa më shumë majdanoz gjatë ditës, të larë. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Perimet, Sëmundjet, Ushqimet

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Bike Rivals
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Supercar Showdown