Përhapja e fuqishme e virusit Zika, dështim i trajtimit të mushkonjave

Përhapja e Zikas, është çmimi që po paguajmë si pasojë e një dështimi masiv të politikës mbi kontrollin e mushkonjave.

Bota

23/05/2016 21:59

Këto komente i dha udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Margaret Chan, përmes një deklarate për media, njofton Klan Kosova.

Gjatë fjalimeve të tij në Asamblenë vjetore të Agjencisë Botërore të Shëndetësisë, Dr.Chan tha se ekspertët hodhën përtokë topin në vitin 1970, në lidhje me marrjen e një trajtuesi të këtyre insekteve sëmundje – bartëse.

Sipas raportimeve bëhet e ditur që më shumë se 60 vende dhe territore tani kanë vazhduar me transmetimin e Zikas e cila po konsiderohet më se e rrezikshme se sa që është paramenduar, njofton Klan Kosova.

Ndërkohë kohëve të fundit infeksioni më i madh nga thumbimi i mushkonjave, është parë në Afrikë.