Përhapet një tjetër virus vdekjeprurës i ngjashëm me Ebolën

Një tjetër virus vdekjeprurës i ngjashëm me Ebolën ka shpërthyer në Ugandë.

Lifestyle

07/11/2017 22:29

Zyrtarët e shëndetësisë në atë shtet kanë ngritur alarmin se virusi Marburg vret 88% të njerëzve që prek dhe konsiderohet si një nga sëmundjet më vdekjeprurëse që ekzistojnë. Deri tani janë identifikuar pesë persona të prekur nga ky virus.

Marburg i përket të njëjtës familjes si Ebola, që vrau 11 mijë vetë në Afrikën Perëndimore gjatë viteve 2014-2015. Ky virus mund të përhapet përmes kafshimeve dhe mund të transmetohet nga njeriu tek njeriu përmes gjakut.

Megjithatë, infektimi mund të përhapet edhe përmes kontaktit me veshje të ndotura. Virusi Marburg shkakton ethe, gjakderdhje, të vjella, diarre. Raportohet se dy persona, motër e vëlla, kanë vdekur pranë kufirit kenian për shkak të këtij virusi. Aktualisht, nuk ka asnjë kurë për këtë sëmundje.