Përgjimi i Merkel s’do të përsëritet kurrë më

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, është i vendosur që të mos lejojë programin kontradiktor të përgjimit që të cënojë marrëdhëniet e Uashingtonit me Gjermaninë.

Bota

19/01/2014 09:27

Presidenti amerikan Barak Obama ka shprehur vendosmërinë e tij për të mos lejuar programin kontradiktor të përgjimit të cenojë marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Gjermaninë.

Presidenti amerikan, në një intervistë për “ZDF”, ka thënë se përgjimi i telefonik i kancelares Merkel ka qenë një gabim që nuk do të përsëritet kurrë më, transmeton Top Channel.

Pas mësimit të këtij skandali, Merkel akuzoi SHBA’të për një thyerje të pariparueshme të besimit ndaj tyre.

Deklarata e Obamës u bë pasi të premten ai shpalli kufizime të prekshme të programit të përgjimeve telenofike dhe kompjuterike të ndërmarrë prej disa agjencive amerikane të sigurisë.

“Nuk kam nevojë dhe nuk dëshiroj që të minoj marrëdhëniet SHBA-Gjermani nga një mekanizëm survejimi, i cili në një farë mënyre dëmton këtë nivel besimi që kemi në komunikimin e ndërsjellët”, deklaroi presidenti i SHBA’ve.

“Sa kohë unë do të jem Presidenti i SHBA’ve, kancelaria e Gjermanisë nuk duhet të shqetësohet më për këtë çështje”.

Obama tha gjithashtu se ai dhe kancelarja Merkel kanë mbajtur qëndrime të disa çështje të rëndësishme, por se kjo nuk përbën kurrsesi një motiv për ta përgjuar.