Përgjimi i Lulzim Bashës, reagon Edi Rama: Le të qeshim me këtë shpikje!

Kryeministri Edi Rama reagoi në lidhje me pretendimin e Partisë Demokratike se policia e shtetit ka vënë në përgjim kreu ne opozitës, Lulzim Basha.

Lajme

01/06/2018 16:10

Rama shkruan me doza ironie se pasi opozitës nuk i “ndezi” me përgjimin për vëllain e ministrit të Brendshëm, tani nxjerr një skenar tjetër së po përgjohet edhe Basha.

“Babalepartitë e babaleopozitës kanë shpikur sot një përgjim të Policisë së Shtetit për babalekryetarin e Partisë Babalokratike!

Shpejt do të dalë e vërteta e babalepërgjimit të shpikur dje për ministrin e ndërkohë le të qeshim me babalepërgjimin e shpikur sot për Lulëzimin!”, shkruan Rama.

Policia e Shtetit reagoi në lidhje me lajmin e survejimit ndaj Bashës duke e cilësuar si një spekulim mediatik.

Ndërsa nga ana e saj Partia Demokratike përmes nënkryetarit Edmond Spaho e quajti një vepër kriminale të vënë në zbatim nga ministrit Xhafaj dhe të urdhëruar nga kryeministri Rama./Gazeta Express