Përgjigjet Cana

Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana është kundërpërgjigjur pas kritikave që mori me deklaratën se duhet të ekzistojë vetëm një Kombëtare, mes kuqezinjve dhe Kosovës. Në paraqitjen e tij në konferencë për shtyp para miqësores me Maltën të martën, Cana e përsëriti qëndrimin e tij. Por, kjo zgjoi kritika ndaj tij nga krahu kosovar përfshirë tifozët…

Sport

06/03/2014 13:43

Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana është kundërpërgjigjur pas kritikave që mori me deklaratën se duhet të ekzistojë vetëm një Kombëtare, mes kuqezinjve dhe Kosovës.

Në paraqitjen e tij në konferencë për shtyp para miqësores me Maltën të martën, Cana e përsëriti qëndrimin e tij.

Por, kjo zgjoi kritika ndaj tij nga krahu kosovar përfshirë tifozët që nuk i mirëpritën fjalët e tij pasi erdhën në kohën kur Kosova ishte duke u bërë gati për ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare kundër Haitit.

Megjithatë, Cana nuk pendohet.

“I kam parë reagimet që kanë ardhur pas deklaratave të mia, megjithatë nuk jam aspak i shqetësuar për ato dy njerëz, ose dy gazetarë që shkruajnë në atë mënyrë. E di që ata janë njerëz të manipuluar nga kryeredaktorët, ose në një rast tjetër nga pronarët e tyre. Jam I bindur që nuk janë mendimet e tyre”, deklaroi Cana për Sport Ekspres.

“Personalisht e di që shumicën e opinionit e kam me vete dhe të tjerat janë gjëra që nuk më interesojnë në asnjë moment”, u shpreh ai.