Përgjigjen meshkujt dhe femrat: Ja sa duhet të zgjasë seksi (FOTO)

Ndër pyetjet më të mistershme në Tokë, përveç se pse jemi në këtu, cili është misioni ynë etj., hynë edhe pyetja se sa duhet të zgjasim në shtrat.

Lifestyle

04/03/2016 11:11

 

Një studim në Amerikë e ka hetuar këtë çështje vetëm për të zbuluar se ku qëndrojmë në këtë temë, raporton Fusion, transmeton lajmi.net.

Anketimi është kryer nga Kristen Mark, drejtoreshë e ‘Sexual Health Promotion Lab’ në Universitetin e Kentucky, dhe i ka përfshirë më shumë se 14,400 përgjigje nga meshkuj dhe femra.

Rezultatet e këtij anketimi ishin të paparashikueshme pasi që edhe meshkujt edhe femrat kishin dëshiruar që seksi të zgjatë dyfish më shumë sesa që ju zgjatë, transmeton lajmi.net.

Mesatarisht, meshkujt kishin raportuar se seksi ju zgjatë 10 minuta, mirëpo kishin dëshiruar që të ju zgjatë 20 minuta.

Me këtë ishin pajtuar edhe femrat, raporton lajmi.net.

Sipas Fusion, seksi mesatarisht zgjatë 3 deri 8 minuta, por një studim i vitit 2008 kishte zbuluar se seksi i ‘dëshirueshëm’ duhet të zgjatë rreth 13 minuta.Heres How Long Men and Women Think Sex Should Last image

Ekipi i Mark kanë zbuluar se 55% e femrave kanë shtirur një orgazëm, e gjithashtu edhe 30.7% e meshkujve. /lajmi.net