Përgjigje speciale

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho iu përgjigj homologut të tij Andre Villas-Boas i cili bëri të ditur se ata nuk flasin mes vete. Menaxheri i Tottenhamit i cili për shtatë vjet punoi si skaut për Mourinhon te Porto, Inter dhe Chelsea, ka bërë të ditur se ai nuk e konsideron më shok kundërshtarin e tij…

Sport

27/09/2013 15:31

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho iu përgjigj homologut të tij Andre Villas-Boas i cili bëri të ditur se ata nuk flasin mes vete.

Menaxheri i Tottenhamit i cili për shtatë vjet punoi si skaut për Mourinhon te Porto, Inter dhe Chelsea, ka bërë të ditur se ai nuk e konsideron më shok kundërshtarin e tij të nesërm në duelin në ‘White Hart Lane’.

Kurse, Mourinho deklaroi: “Nuk e diskutoj këtë në media, është çështje personale. Nuk më intereson çka ka thënë ai. Nuk kam ardhur këtu për atë arsye. Nuk jam i interesuar”.

Mourinho e krahasoi raportin e tij me Villas-Boasin me atë që kishte me Louis van Gaalin, me të cilin punoi së bashku te Barcelona para se ta drejtonte Interin në fitoren ndaj Bayern Munichun e holandezit në finalen e Ligës së Kampionëve më 2010.

“Kam udhëhequr një finale të Ligës së Kampionëve kundër një trajneri i cili ishte i rëndësishëm në karrierën time pasi më ndihmoi të zhvillohem dhe e bëri atë në mënyrë profesionale. Kjo është mënyra si bëhen gjërat. Kam pasur shumë asistentë gjatë karrierës time. Unë isha gjithmonë i hapur për angazhimin e tyre. A do të dal për të pirë një gotë verë me të? Kur njerëzit më ftojnë unë gjithmonë shkoj. Asnjëherë nuk refuzoj. Por, nuk kam çka të shtoj rreth kësaj”, u shpreh ‘Special One’ i cili njoftoi se mesfushori Juan Mata mund të luajë kundër Tottenhamit pasi i pëlqeu paraqitja e tij kundër Swindon Town në Capital One Cup të mërkurën.