Përgjigja interesante e CR7 kur pyetet për krahasimet mes tij dhe Salah

Cristiano Ronaldo ka refuzuar të krahasohet me yllin e Liverpool, Mohamed Salah.

Sport

24/05/2018 16:37

Reprezentuesi egjiptian ka kaluar një sezon fantastik me Liverpoolin, duke arritur deri në finale të Ligës së Kampionëve, ku do të takohet me Real Madridin.

Në prag të finales së ditës së shtunë, Ronaldo ka dhënë një intervistë, ku është përgjigjur për krahasimet që i janë bërë me Salah.

“Salah nuk mund të krahasohet me mua, sepse jemi të ndryshëm”, është përgjigjur fillimisht Ronaldo.

“Ai luan me këmbën e majtë, unë me të djathtën. Unë jam i gjatë, ai është pak më i shkurtër, unë luajë me kokë. Por, më duhet të them se ai ka pasur një sezon fantastik në Ligën e Kampionëve”./Lajmi.net/