Përgjigja e Mourinhos

Jose Mourinho iu përgjigj kritikave pas humbjes së befasishme të Chelseas në shtëpi nga Basel në Ligën e Kampionëve të mërkurën duke thënë se ata mbeten një prej konkurrentëve kryesor për titull në Angli dhe Evropë. Gjiganti londinez pësoi disfatë nga kampioni i Zvicrës 2-1 në Stamford Bridge, por sipas Mourinhos, kjo ishte vetëm një…

Sport

20/09/2013 21:00

Jose Mourinho iu përgjigj kritikave pas humbjes së befasishme të Chelseas në shtëpi nga Basel në Ligën e Kampionëve të mërkurën duke thënë se ata mbeten një prej konkurrentëve kryesor për titull në Angli dhe Evropë.

Gjiganti londinez pësoi disfatë nga kampioni i Zvicrës 2-1 në Stamford Bridge, por sipas Mourinhos, kjo ishte vetëm një pengesë në rrugën e skuadrës drejt suksesit.

Mourinho po ashtu shijoi humbjen në fundjavën e shkuar kur Chelsea u mposht 1-0 në udhëtim te Everton, por ai nuk brengoset.

“I pranoj kritikat dhe pa dyshim se pajtohem me disa dhe nuk pajtohem me disa të tjerë. Por, gjëja e parë që duhet të them është se nuk kemi humbur asgjë, dhe nuk jam i brengosur”, deklaroi Mourinho në konferencë për shtyp, para ndeshjes me Fulhamin të shtunën.

“Është më mirë të filloni keq dhe të përfundoni mirë, në vend se të filloni mirë e të përfundoni keq”, u shpreh Special One.