Përgjigja e ftohtë e Putin’it kur pyetet për viktimat siriane të shkaktuara nga bombardimet ruse

Presidenti rus, Vladimir Putin, i bishtnoi pyetjeve për përfshirjen e Rusisë në luftën civile, në të cilën është llogaritur se janë vrarë rreth gjysmë milioni njerëz.

Bota

18/07/2018 08:29

Gjatë një interviste për televizionin amerikan, Fox News, Putin u pyet nëse ka ndonjë brejtje të ndërgjegjes për civilët që po vriten nga bombardimet ruse në Aleppo dhe Ghouta

‘E dini, kur një luftë është duke ndodhur – dhe kjo është gjëja më e keqe që mund t’i ndodh njerëzimit – viktimat janë të pashmangshme’, tha Putini.

‘Dhe gjithmonë do të jetë pyetja se kush duhet fajësuar’, shtoi ai, para se të kalonte përgjegjësinë te grupet e terrorit në rajon, si ISIS dhe Jabhat Al Nusra, destabilizimin e situatës politike të vendit.

Rusia ka qenë duke e mbështetur edhe ushtarakisht regjimin e Assad’it pas fillimit të luftës civile atje.