Përgjigja brutale e Willian kur pyetet nëse do të qëndronte te Chelsea me Conten

Willian ka thënë se nuk do të kishte asnjë shans të qëndronte të Chelsea nëse në krye të kësaj skuadre do të vazhdonte të ishte tekniku italian, Antonio Conte.

Sport

13/08/2018 16:28

Braziliani që te Chelsea ishte transferuar nga Shakhtar Donstek, ka qenë i lidhur me një kalim nga ‘Stamford Bridge’, ku kërkohej nga Barcelona dhe Manchester United.

Duket se dorë në vendimin e Willian për të qëndruar te Chelsea ka trajneri i ri, Maurizio Sarri.

29 vjeçari në një prononcim për mediet angleze, ka thënë se nuk do të qëndronte te Chelsea, me Antonio Conten trajer.

“A do të isha akoma këtu nëse Conte do të vazhdonte të trajnonte? Asnjë shans. Jo”, ka deklaruar Willian.

Chelsea sezonin e ri në Premierligë e ka nisur me fitore, ku ka mposhtur 0-3 në udhëtim Huddersfieldin./Lajmi.net/