Përgatituni mirë për të dalë jashtë, shumë ftohët

Temperatura më e ulët e ditës do të shënoj -11 gradë celsius.

Lajme

18/01/2019 07:48

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot në vendin tonë temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -8 gradë Celsius, transmeton lajmi.net.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius”, njofton IHMK-ja.

Do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare. /Lajmi.net/