Përgatitni vetë pastrues të grimit – Lajmi.net
Përgatitni vetë pastrues të grimit
Autori: Lajmi.net GenderLifestyle 21:31, 9 March 2016
Pastrues efektiv të grimit mund t’i përgatitni vetë me pak përbërës të thjeshtë. Shpejtë dhe leht pa gjëra të veçanta, në mënyrë natyrale të pastroni madje edhe maskarën rrezistuese ndaj ujit.

Kombinimet me vajin e ullirit

Grimin nga fytyra, posaçërisht maskarën mundeni thjeshtë ta pastroni me pak vaj ulliri. Vetëm disa pika vendosni në topth pambuku dhe lehtë disa herë kaloni mbi kapakët e syve. Edhe më e mirë për lëkurën tuaj është përzierja e vajit të ullirit me xhel aloe vera të holluar (mund t’i përzieni në përmasa 1:5). Vaji i ullirit do të notojë në sipërfaqe, kurse ju para përdorimit duhet vetëm të shkundni pak shishen. Në vend të xhelit aloe vera, mund të përdorni edhe ujin e filtruar.

Vaji i ullirit (më së miri ekstra i virgjër) është më i ngjashmi me vajërat natyrale të lëkurës suaj dhe nuk do t’i mbyllë poret dhe as tharjen e lëkurës. Vetëmse e bën të butë dhe të pastër. Aloe vera ndikon në lëkurë si kuruese dhe e hidratizon.

Gjithashtu, mundë të përzieni një filxhan ujë, gjysmë luge çaji me Castile sapun të lëngshëm dhe një lugë çaji me vaj ulliri dhe këtë e përdorni si pastrues të grimit.

Përzierjet me ‘baby shampo’

‘Baby’ shamponat në të shumtën e rasteve kanë rol edhe për banjë (në vaskë) edhe si shampo dushi dhe janë shumë të butë për lëkurën tonë. Për këtë mundë t’i përdorni pa frikë edhe në përzierje për pastrimin e grimit. Përzieni dy lugë ‘baby shampo’ (pa përcëllim të syve), një lugë çaji ‘vaj fëmijësh’ (baby oil, apo ulliri) dhe një filxhan ujë të ngrohtë.

Këto përzierje, siç pohojnë shumë beauty bloger-e, pastrojnë shkëlqyeshëm tërë grimin, pudrën, hijet, eyeliner-at dhe maskarat e rrezistueshme ndaj ujit.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play iStunt 2
  • Play Rock Wheels
  • Play Supercar Showdown
  • Play Bike Rivals