Përgatitjet për garat në Tajvan, metroja bëhet fushë sporti

Pasagjerët e metrosë në Taipei u shtirën sikur po luanin bejzboll, notonin apo vraponin në vagonët e trenit që janë modifikuar si arena sportive në kuadër të Universiadës së Verës që do të zhvillohet këtë muaj në qytet.

Fun

01/08/2017 14:50

Falë efektit 3D, vagonët e metrosë u shndërruan në fusha futbolli, basketbolli, bezjbolli dhe pistë vrapimi. Por më shumë entuziazëm ngjalli vagoni pishinë, ku pasagjerët madje u shfaqën me kostume banjoje për të bërë një foto.

Duket se efekti i pishinës ishte kaq i vërtetë sa aty erdhi edhe një sirenë. Universiada është një event i madh sportiv që zhvillohet dy herë në vit, në verë dhe dimër, duke mbledhur studentë nga e gjithë bota që konkurrojnë në sporte të ndryshme.

Organizatorët thonë se vetëm lojërat olimpike ia kalojnë në shifra Universiadës. Kjo është hera e parë që ky event sportiv zhvillohet në Tajvan dhe ishulli po përgatit një përvojë që do të lërë gjurmë tek pjesëmarrësit dhe spektatorët nga 19 deri më 31 gusht. /Lajmi.net/