Përgatiten pankartat për protestën e nesërme (Foto)

Përkrahësit e opozitës ka dy ditë që po qëndrojnë po qëndrojnë në sheshet “Skenderbeu” e “Ibrahim Rugova”.

Lajme

25/02/2016 21:28

Ata kanë ndryshuar formën e tyre të protestës, kështu duke vendosur tenda përpara objektit të Kuvendit të Kosovës.

Ndonëse forma e tyre e protestës ka ndryshuar, kauzat e tyre mbetën të njëjta pra,  që të dorëhiqet Qeveria dhe të shkohet në zgjedhje.

Sonte vetëm disa orë larg nga protesta gjithëpopullore që do të fillojë në ora 10:00, aktivistët opozitarë kanë filluar t’i përgatitin pankartat për protestë.

Protesta për nesër është thirrur një orë përpara seancës së jashtëzakonshme ku pritet të zgjedhet Presidenti i Kosovës, e ku kandidat është lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, të cilin opozitarët e kundërshtojnë fuqishëm. pankarta-5-me-llogo-1024x683 pankarta-6-me-llogo-1024x683 pankarta-7-me-llogo-1024x683 pankarta-8-me-llogo-1024x683