Përgadituni mirë, ky do të jetë moti për nesër

Dita e shtune do të karakterizohet me mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Lajme

30/11/2018 20:28

Masat e ajrit me origjinë polare kanë ndikuar dukshëm në uljen e temperaturave minimale, thuhet në raportin e Institutit Hidrometerologjik të Kosovës.

Kjo gjendje termike nuk do të jetë e qëndrueshme meqë nga sot mbi vendin tonë do të mbretërojnë masat e ajrit që do të vijnë nga drejtimi i juglindjes dhe do të ndikojnë në ngritjen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes. /Lajmi.net/