Përfundon takimi mes Kosnett, Veselit dhe Haradinajt, asnjë fjalë për media

Ka përfunduar takimi i mbajtur mes kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministrit Haradinaj dhe ambasadorit amerikan, Philip Kosnett.

Lajme

22/01/2019 13:15

Në këtë takim që  filloi në ora 12:00 është raportuar se temë kryesore e diskutimit ka qenë heqja e taksës ndaj produkteve serbe, raporton lajmi.net.

Asnjëri nga pjesëmarrësit në këtë takim nuk është deklaruar për media.

Burimet nga ky takim kanë thënë për lajmi.net se lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka një qëndrim të qartë lidhur me këtë çështje, sipas të cilit taksa e vendosur për Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën nuk ndryshon pa lëvizur Serbia.

Lexo edhe:

Për Veselin, taksa nuk ndryshon pa lëvizur Serbia

Kujtojmë, se SHBA-të e kanë qartësuar qëndrimin e tyre për vendimin e Qeverisë për taksë ndaj produkteve serbe.

Ata kanë kërkuar heqjen e menjëherëshme të kësaj takse.

Ndërkohë, ende nuk dihet se cilat do të jenë veprimet e Qeverisë së Kosovës, teksa kjo e fundit sot do të mbajë mbledhjen e rradhës. /Lajmi.net/