Përfundon takimi i partive, s’ka konsensus për shkuarje në zgjedhje

Ka përfunduar takimi i partive politike i thirrur nga LDK-ja. Në këtë takim nuk është arritur të ketë konsensus që të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Lajme

25/04/2018 15:43

Në këtë takim është diskutuar nevoja për reformë zgjedhore dhe nevoja për konsensus për dialogun me Serbinë. Edhe në këto dy tema nuk ka pasur asgjë konkrete, pos që të gjitha palët kanë dhënë qëndrimet e tyre.

Në tryezën e mbyllur për media morën pjesë Agim Veliu i LDK-së, Glauk Konjufca i VV-së, Memli Krasniqi i PDK-së, Dardan Sejdiu i GDP-së, Bilall Sherifi i Nismas, Blerim Kuçi i AAK-së, Ilir Deda i Alternativës, Agim Bahtiri i AKR-së, Valon Murati i LB-së dhe minoritetet. /Lajmi.net/