Përfundon takimi i Haradinajt me ministrat dhe drejtorin e policisë

Një takim që është mbajtur mes kryeministrit Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, ministrit të Punëve të Brendshme Flamur Sefaj dhe drejtorit të Policisë Shpend Maxhuni, sapo ka përfunduar.

Lajme

29/03/2018 22:23

Askush nga krerët nuk u deklarua para mediave, ndërsa gazetarja e RTV21 raportoi se ende nuk dihet nëse është marr vendim për shkarkimin e ndonjë ministri.

Më herët Haradinaj nëpërmjet një komunikate ka kërkuar raportime nga AKI, MPB dhe Policia në lidhje me arrestimin e gjashtë shtetasve turq.

Është ende e paqartë nëse të arrestuarit janë dërguar në Turqi, derisa mediat turke kanë raportuar se ata tashmë janë në dorë të autoriteteve turke.

Lexoni edhe:

Thaçi, Haradinaj, Veseli dhe Pacolli takohen në presidencë pas deportimit të gylenistëve