Përfundon takimi i Aleancës për Shqiptarët dhe LSDM-së, ja çfarë u bisedua

Zyrtarë nga Aleanca për Shqiptarët dhe nga LSDM, kanë zbuluar për bisedimet që kanë pasur prë krijimin  e qeverisë së re.

Lajme

21/02/2017 17:06

Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët, ka thënë se në takim u bisedua për krijimin e qeverisë në Maqedoni dhe për nënshkrimet e mandatarit të ri.

“Biseduam për mundësinë e formimit të një shumice të re, dhe ne do t’ia kishim dhënë nënshkrimet mandatarit të ri nëse vjen deri te formimi. Biseduam në përgjithësi për principet e qeverisjes së ardhshme, dekriminalizimin e institucioneve shtetërore. Biseduam për shumë tema dhe do të ketë takime të ardhshme” tha Taravari duke mos dhënë shumë detaje për takimin, njofton Portalb.mk.

“Presim që së shpejti t’i marrim nënshkrimet nga partnerët që të mund ta marrim mandatin për formimin e Qeverisë. Biseduam për ardhmërinë e Maqedonisë, për principet e qeverisjes së qeverisë së ardhme, për principet e formimit të shumicës së re parlamentare në Maqedoni, për nevojat e qytetarëve të Maqedonisë, për përmbushjen e interesave kombëtare të bandit, anëtarësim në NATO dhe BE, zhvillimin ekonomik.” tha Oliver Spasovski nga LSDM-ja duke theksuar se me BDI-në ende janë në bisedime për ligjin për gjuhët.